Lajçak: Nuk ka arkiv të UÇK, deklaratat e Bislimit u keqinterpretuan
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në përfundim të vizitës 3 ditore në Kosovë, ka shprehur habinë mbi debatin e ndezur nga deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për hapjen e arkivave shtetërore.
Lajçak deklaroi se zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar. Ndjekim deklaratën e diplomatit të lartë të Bashkimit Evropian.
“Nuk pati ndonjë diskutim të veçantë për arkivat. Unë u befasova kur pashë se si diskutimi i ndezur, dhe u ndoq këtu në shoqërinë tuaj, në mediat tuaja, ajo që u tha, ishte thjesht për të rikonfirmuar atë që u tha shumë herë më parë, se nuk ka pengesa nga asnjëra palë për qasje në arkiva”, tha ai.
Lajçak pas takimit të dytë që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, tha se nuk ka një datë të caktuar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se kjo do të mund të vendoset pasi që ai të përfundojë vizitën edhe në Beograd.
Rreth takimit të ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, data e të cilit ende nuk është caktuar, Mirsolav Lajçak tha se për këtë do të diskutojë edhe gjatë vizitës së tij që do të zhvillojë në Serbi.
Ai tha se është e rrezikshme të flitet se kur do të ketë marrëveshje përfundimtare dhe shtoi se është e rëndësishme që procesi i dialogut po ecën përpara. Nga ana tjetër diplomati sllovak ka refuzuar të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, rreth vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta