Lakers kampionët e NBA, skuadra nga Los Angeles mori titullin e 17-të në histori
Los Angeles Lakers janë kampionët e rinj të NBA.
Pas 10 vitesh pritje, Lakers arritën suksesin e 17-të në histori, duke barazuar Boston Celtics për numrin e trofeve të fituar.
Miami Heat, e pati të pamundur që të shmangte humbjen në finalen e gjashtë, edhe pse u përpoq shumë që të arrinte një përmbysje historike.
Le Bron James ishte ylli i ndeshjes, duke regjistruar triple–double, me 28 pikë, 10 asiste e 14 topa të kapur në tabelë. Le Bron James bëhet i pari basketbollist që shpallet “Most Valuable Player” në katër finale, me tre skuadra të ndryshme.
Dominim që në periodën e parë, me Lakers që shënuan 8 pikë më shumë se kundërshtarët, ndërsa në periodën e dytë, skuadra nga Los Angeles e thelloi akoma dhe më shumë diferencën, duke fituar me rezultatin 16-36. Pas tre periodave të para, Lakers kishin avantazhin e 29 pikëve, dhe suksesi i Miami në periodën e fundit, shërbeu vetëm për të ngushtuar diferencën përfundimtare 93-106.
Legjitime si festa e lojtarëve në parket, ashtu dhe të tifozëve, të cilët pushtuan rrugët për të gëzuar suksesin e shumëpritur, duke shkelur edhe masat kundër COVID.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta