Lakers pranë titullit, mjafton një fitore për titullin e 17-të
Los Angeles Lakers është vetëm një hap larg suksesit të madh në NBA, pasi në serinë e finaleve me Miami Heat kryeson me rezultatin 3-1. LeBron James, zgjodhi të motivonte të tijtë para kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme, duke kujtuar se çfarë rëndësie ka të qenit pjesë e skuadrës së Los Angeles Lakers.
“Ajo që kam mësuar nga të qenurit pjesë e Lejkërs është se një Lejkërs besnik nuk i intereson ajo që ke bërë më parë. Derisa bëhesh një Lejkër mund të bashkëpunosh edhe me të tjerët. Atyre nuk u intereson e shkuara jote. Më pas duhet t’i bësh gjërat si një Lejkërs dhe të tjerët do të të respektojnë. Këtë kam mësuar”, tha Lebron James.
Në anën tjetër, ylli i Miami Heat – Jimmy Butler – deklaroi se skuadra e tij është e dënuar për të fituar në këtë ndeshje.
“Nuk mendoj se është presion. Është thjesht fitorja. Këtu askush nuk mendon të kthehet në shtëpi. Duhet fitorja, presioni s’ka lidhje. Ne presim të fitojmë. Kjo është detyra jonë. Çështja s’është të fitojmë ose të shkojmë në shtëpi, por vetëm të fitojmë. Ky është mentaliteti ynë”, shprehet Jimmy Butler.
Ndeshja e cila do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës mund ti japë Lakers titullin e 17-të në NBA, por mbi të gjitha ky sukses do të vinte pas 10 vitesh që nga triumfi i fundit. Me një “yll” si Le Born James, gjërat mund të jenë më të thjeshta për Lakers.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta