“Laku po shtrëngohet”, Basha mesazh të koduar kryeministrit Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët hodhi akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, shefi i ekzekutivit shqiptar për interesat e ngushta politike ka zgjedhur të izolojë Shqipërinë njësoj si para 30 vitesh.
Kryedemokrati shtoi faktin se kreu i mazhorancës i ka bërë llogaritë pa shqiptarët, ndaj shtoi se kjo strategji e gabuar do të marrë përgjigje ekzemplare në zgjedhjet e 25 prillit.
“Po rrethi po ngushtohet dhe laku po shtrëngohet dhe nuk ka formulë në botë ta fshehë që Edi Rama po sakrifikon integrimin e shqiptarëve, po e izolon përsëri Shqipërinë si para 30 viteve për shkak të tmerrit që ka nga zgjedhjet. Nuk ka për t’ia dalë. Një qeveritar që abuzon në këto nivele, që shkel kushtetutë e ligj, të jeni të sigurt se do të marrë përgjigje ekzemplare nga shqiptarët. I ka bërë llogaritë pa shqiptarët”, tha Basha.
Gjithashtu Basha u ndal edhe tek çështja naftëtarëve të Ballshit, ndërsa tha se kryeministrin Rama i ka mashtruar ato. Ai premtoi heqjen e taksës prej 240 lekësh për litër për karburantin dhe rivënien në punë të uzinës së naftës në Ballsh.
“Qeveria gënjeu naftëtarët. Do të heqim taksën prej 240 lekësh për litër”, tha Basha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta