Lala: Ervis Martinaj u bë bos i krimit se kishte mbështetje të forta shtetërore
Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se Ervis Martinaj u bë një bos i krimit sepse kishte kishte mbështetje të forta shtetërore.
Ajo tha se jo pa qëllim zgjodhi si shoqërues të kishte Jeton Lamin, pasi ky i fundit i plotësonte të gjitha kriteret që ai donte, duke qenë se ishte dhe agjent i Forcave Operacionale.
“Ervis Martinaj u bë një bos i krimit përderisa kishte mbështetje të forta shtetërore. Ai nuk e zgjodhi rastësisht Jeton Lamin. E zgjodhi disa kritere që ta shoqëronte ai. Së pari sepse ishte i skuadrës së Posaçme Operacionale që kanë databasën e personave të kërkuar, dhe normalisht ka informacion për lëvizjet e personave të kërkuar. Në momentin që Martinaj i duhet të lëvizte, i duhej të kishte rrugën e lirë dhe këtë e merrte përmes Lamit. E treta i duhej një person i besueshëm që të mos e shiste te kundërshtarët”, tha Lala.
Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.
Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë. Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia