Lamtumira, mjeshtri i valles shqiptare nderohet në Muzeun Kombëtar
Janë mbajtur sot homazhet për valltarit e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit” pranë ambienteve te muzeut historik kombëtar. Zekthi u nda nga jeta paraditen e së dielës mbas një karriere prej 5 dekadash në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.
I është dhënë lamtumira e fundit mjeshtrit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi. Një prej figurave qendrore të valles shqiptare, Zekthi u nda nga jeta të dielën, në moshën 84-vjeçare. Homazhet u mbajtën këtë të hënë në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.
Portreti i valltarit dhe koreografit të shquar të skenës popullore, u nderua për herë të fundit nga miqtë, kolegët edhe familjarët e tij në një ceremoni modeste për shkak të kushteve të pandemisë.
Një nga figurat kryesore të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për pothuajse 5 dekada, Zekthi shkëlqeu jo vetëm si valltar, duke konkurruar edhe në festivale ndërkombëtare me “Vallen e Shqipeve”, por edhe si koreograf. Shumë valle të krijuara prej tij edhe sot interpretohen me sukses si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në veçanti mund të përmenden “Valle e Librazhdit”, “Valle e Shëngjergjit”, “Valle e Leskovikut”, “Valle e Konispolit”, “Valle e Kukësit”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Dasma e Rugovës” etj. Zekthi ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë Shqipërisë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.
Në vitin 2017 për të gjithë kontributin e tij artistik, në më shumë se 50 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve, Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, me titullin “Nderi i Kombit”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta