Lanë të largohet skafistin, policia arreston 5 roje bregdetare
Policia e Vlorës njoftoi mëngjesin e sotëm për arrestimin e pesë rojeve bregdetare, të cilët akuzohen se katër muaj më parë lanë të lirë një të dyshuar për trafikant klandestinësh.
Me vendim të Gjykatës së Vlorës, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, policia tha se arrestoi:
- B.B, 38 vjeç, banues në Vlorë
- R.Ç, 54 vjeç, banues në Vlorë
- B.M, 26 vjeç, banues në Vlorë
- S.B, 23 vjeç, banues në Vlorë
- A.A, 34 vjeç, banues në Vlorë
Autoritetet dyshojnë se në ngjarjen e 8 janarit, ku roja bregdetare ndaloi një gomone me 55 sirianë, rojet lanë të largohej drejtuesin e gomones, të dyshuar se bëhet fjalë për E.L.
Konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme ka shtyrë prej vitesh vërshimin e qindra mijëra emigrantëve drejt Evropës. Shqipëria është konsideruar si rrugë kalimi për vende si Italia dhe prej kohësh autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me strukturën evropiane të quajtur Frontex që të parandalojnë emigrimin e paligjshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta