Largimi i Engel, politika në Kosovë dhe Shqipëri shpreh mirënjohjen

3 Janar 2021 | 09:40

Si politika në Kosovë e cila ka pasur lidhjen më të ngushtë me diplomatin Engel sa i takon qasjes së tij për njohjen e Kosovës nga Serbia, si politika në Shqipëri kanë shprehur mirënjohjen ndaj Eliot Engel ditën e fundit të qëndrimit të tij në Kongres.

Vjosa Osmani, presidente në detyrë e Kosovës nuk mund të mos shprehte falënderimet e saj për shërbimin dhe miqësinë e paçmuar të Eliot Engel, siç shkroi dhe vetë Osmani përmes postimit të saj në Twitter.

Ajo ka vlerësuar vendosmërinë e Engel në shtetndërtimin e Kosovës dhe mbështetjen e tij në njohjen e nevojës për të vendosur drejtësi.

“Populli ynë është përjetësisht mirënjohës dhe ju urojmë të mira në përpjekjet tuaja të ardhshme,” – shkroi Osmani.

 

Ndërkaq deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Engel përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!” – thuhej në postimin e Hoxhaj.

Nga politika shqiptare ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha i cili shkroi në Twitter se ka ende punë për t’u bërë me diplomatin, mbështetja e të cilit, sipas Bashës ka qenë vendimtare.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende,” – shkroi kreu i Partisë Demokratike në Twitter.

 

 

Lexoni gjithashtu: 

Dita e fundit e Eliot Engel në Kongresin Amerikan, diplomati largohet pas 32 vitesh

Diplomati Eliot Engel kritikon ashpër qasjen e SHBA-së mbi Kosovën

Dialogu Prishtinë-Beograd, Eliot Engel kritikon sërish SHBA: Qasje e ashpër ndaj qeverisë së Kosovës

Takimi në Uashington, Engel: Dokumenti përfundimtar të çojë në njohjen e Kosovës

Eliot Engel: Serbia jashtë BE-së, pa njohur Kosovën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026