‘Largimi i Messit, i drejtë’, Neymar komenton vendimin e kampionit të botës

20 Korrik 2023 | 18:03

Kur kanë kaluar disa javë nga largimi i Lionel Messit nga PSG, argjentinasi vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Vendimi i tij është komentuar sëtepërmi, e i fundit është ai i brazilianit Neymar. Ish-shoku i tij i skuadrës tek Barcelona e më pas në Paris, ka pohuar se Messi dhe familja e tij nuk ndiheshin mirë, ndërsa lojtari prej kohësh kishte vendosur të largohej.

“Javët e fundit pata dyshime dhe ai më tregoi. Messi ka fituar gjithçka. Familja e tij ishte shumë e prekur në dy vitet e fundit në PSG. Unë e kuptoj atë dhe ai do të shkojë në një vend ku do të pritet mirë. Ai do të jetojë një jetë krejtësisht ndryshe dhe familja e tij do të ndihet shumë mirë në Miami. Ishte një zgjedhje e mirë. Ishin vite të vështira së bashku”-tha ai.

Më tej, Neymar ka folur dhe për situatën në të cilë ndodhet, ndërsa emri i tij është lakuar në Arabinë Saudite.

“Deri tani askush nuk më ka thënë, jam i qetë. Edhe pse nuk ka shumë dashuri mes tifozëve dhe lojtarëve, do të jem atje. Me dashuri ose pa dashuri, por me Neymar”- theksoi ai.

Sulmuesi Brazilian aktualisht ka dhe 2 vite kontratë në Paris, ndërsa ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026