Largimi i mjekëve, ‘Together for Live’: Të paqarta strategjitë për rritjen e financimit
Shqipëria renditet në vendin e fundit për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë. Marsela Ceno, mjeke ne gjermani tregon arsyet pse është larguar.
“Mundësia e pakufizuar për të marrë një specializim shumë cilësor në Gjermani, pagesa dinjitoze dhe kushtet e sigurisë së punës brenda në spital dhe jashtë tij”, tha mjekja Ceno.
Denisa Celami, Koordinatore e programit të Shëndetësisë, shoqata “Together for Live” thotë se ata kanë dhënë dhe rekomandime se si te ndalin largimin e mjekëve.
“Një është rritja e pagave për personelin shëndetësor, do të ishte një gjë primare dhe e domosdoshme, por jo vetëm kjo; është nevoja për t’u rritur profesionalisht që në Shqipëri bëhet e vështirë. Së dyti, mungesa e investimeve në spitale, sidomos në ato të rretheve”, shprehet Denisa Celami.
Një nga problemet që studentët sapo mbarojnë universitetin e mjekësisë duan të largohen është pamundësia për t’u specializuar dhe kostoja e lartë për ta kryer specializimin.
Ndërkohë, në Gjermani sipas Marsela Ceno nuk ekziston një provim që ti të kesh të drejtën e specializimit, sepse vendet për specializim janë të bollshme. Asnjë student që kryen specializimin nuk paguan, por paguhet.
“Specializantët tanë paguajë një tarifë jo fort të papërfillshme, kanë një tarifë vjetore edhe atyre që u mbulohet specializimi duhet të paguajnë tarifën vjetore. Pa llogaritur pjesën që shteti nuk i rimburson pasi i ka kuotat të miratuara”, thotë znj. Ceno.
Përveç numrit të mjekëve, sipas një raporti të OKB, shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të Europës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë sërish ulje.
Pavarësisht këtyre të dhënave Organizata Together for Life, në një studim mbi premtimet elektorale të partive kryesore politike në sektorin e shëndetësisë, vëren se “Asnjëra nga partitë politike nuk parashikohet në asnjë rast rritja e financimit për shëndetësinë, të paktën sa vendet e rajonit në raport me Prodhimin e Brendshëm Kombëtar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta