”Largohem nëse Biden fiton Kolegjin”,Trump: Mendoj se shumë gjëra do të ndodhin deri në 20 janar

27 Nëntor 2020 | 09:52

Teksa pritet edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, presidenti Donald Trump shprehet se ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë vetëm nëse Kolegji Elektoral certifikon Joe Biden si President të SHBA-së.

Një deklaratë të tillë Trump e dha gjatë mesazhit tradicional për ushtarët amerikanë për festën e Falënderimeve. I pyetur nëse do të binte dakord të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse humbiste votat elektorale, Trump u përgjigj:

“Sigurisht do të largohem. Me siguri që po dhe ju e dini këtë gjë.  Por mendoj se shumë gjëra do të ndodhin nga sot deri në 20 Janar, shumë gjëra”.

Kolegji elektoral që certifikon rezultatin mblidhet në 14 dhjetor ndërsa ceremonia e betimit të presidentit është në 20 janar.

Deri më tani Biden ka fituar 306 vota elektorale dhe  Trump 232. Biden kryeson po ashtu me më shumë se 6 milionë vota popullore por Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e vijon të pretendojë se votat janë manipuluar.

Nga ana tjetër ndërsa Trump pranoi që ekipi Biden të përgatitej për fazën e tranzicionit presidenti i zgjedhur i cili është përqendruar tek pandemia u bën thirrje  amerikanëve të festojmë me kujdes dhe të kufizuar festën e Falënderimeve.

 

Lexoni gjithashtu: 

Në ditën e Falenderimeve bëhet falja e gjelit në Shtëpinë e Bardhë

Biden mirëpret tranzicionin: Ta shfrytëzojmë për të shëruar Amerikën

Trump gati të dorëzohet, i hap rrugë tranzicionit presidencial

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026