‘Largohuni, s’kemi nevojë për ndihmë’, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe tregon detaje nga rrëzimi i avionit në Kelmend
Kryetari i Bashkisë se Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tha për Euronews Albania se banorët e Kelmendit ku ditën e sotme u rrëzua një avion i vogël u kanë ofruar ndihmë personave që gjendeshin në avion, por janë refuzuar prej tyre.
Z. Marinaj shpjegoi se kur banorët janë afruar në avionin e vogël, që sipas dëshmive të tyre kishte zbritur në këtë zonë dhe më tej kur kishte tentuar të ringrihej është rrëzuar, por personat që gjendeshin në bord u kanë kërkuar të largohen pasi nuk kishin nevojë për ndihmë.
“Sipas banorëve dhe kryeplakut të zonë aty ka zbritur një mjet fluturues dhe ka tentuar të ngrihet, por është rrëzuar. Banorët janë afruar për të dhënë ndihmë. Ata u kanë thënë ‘largohuni që këtej se nuk kemi nevojë për ndihmë’”, tha kryebashkiaku i Malësisë së Madhe.
I pyetur nëse ka indicie që situata të jetë e njëjtë me atë që ndodhi disa vite më parë Divjakë, kur një avioni i ngjashëm i mbushur me drogë ishte rrëzuar, kryebashkiaku tha se nuk ka asnjë informacon dhe se policia e mbërritur në vendngjarje dhe do të hetojë të gjitha rrethanat.
Por, ai zbuloi se personat që ndodheshin në avion janë larguar nga vendngjarja me një mjet fuoristardë, që kishte shkuar për t’i marrë.
Një avion i vogël u rrëzua mesditën e sotme në zonën e Kelmendit, në Malësi të Madhe.
Policia deklaroi se ngjarja ka ndodhur në kufirin ndarës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në një zonë ende të papërcaktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta