Lautaro nuk e harron finalen e Champions: Isha i trishtuar, nuk fola për 6 ditë

17 Qershor 2025 | 16:29

Kur kanë kaluar më tepër se 2 javë nga finalja e Çempions Lig mes Interit dhe PSG-së, kapiteni i zikaltërve, Lautaro Martinez nuk e ka harruar humbjen 5-0, duke treguar pasojat e saj.

Më 31 maj Interi regjistroi humbjen më të thellë të një skuadre në finalen e Champions League, duke pësuar plot 5 gola nga PSG, ndeshje e cila do të mbetet gjatë në memorje. Kur kanë kaluar më tepër se 2 javë nga kjo sfidë është rrëfyer kapiteni Lautaro Martinez, i cili ka treguar pasojat e asaj disfate.

“Isha i trishtuar dhe nuk e kuptoja pse. Nuk kam folur për pesë apo gjashtë ditë. Ajo natë, kundër PSG-së, nuk funksionoi asgjë, humbëm gjithçka; nuk ishim ne, nuk ishim ekip. Ky është futbolli. Tani duhet të ecim përpara, sepse nuk ka tjetër mënyrë, edhe pse akoma më mbetet mendja aty”.

Interi vijon përgatitjet për botërorin e klubeve, aty ku sulmuesi argjentinas beson se zikaltrit do të bëjnë mirë, ndërsa tanimë drejtohen nga një trajner i ri, Christian Chivu.

“Jam i trishtuar që nuk ngrita një trofe këtë sezon. Por duke bërë një bilanc, nuk ishte një vit për t’u harruar. Le të na shërbejë si motiv për të nisur përsëri me të njëjtën zjarr dhe përkushtim si gjithmonë. Ne jemi Interi, një skuadër e rritur, gjithmonë duke synuar ‘yjet’. Jemi këtu për të dhënë gjithçka në këtë Botëror Klubesh, dhe unë jam i përkushtuar të ndihmoj skuadrën”.

Lautaro Martinez është një ndër lojtarët kyç të Interit, ndërsa ka një kontratë deri në verën e 2029-ës me zikaltrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026