Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do të vazhdojë sulmet masive mbi objektivat në Ukrainë. Duke folur me gazetarët, ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar së fundmi qëllimin e Rusisë për të nisur sulme të koordinuara në shkallë të gjerë, pas sulmeve të mëparshme që Moska ia atribuon Kievit.
“Presidenti kishte deklaruar se tani do të kryejmë sulme masive në mënyrë të rregullt kundër objektivave nga të cilat varet drejtpërdrejt aftësia luftarake e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky është një mision i caktuar nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm dhe forcat tona të armatosura po e kryejnë atë dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë”, tha ministri rus.
Lavrov argumentoi gjithashtu se sulmi i fundit nga dronët ukrainas në rajonin e Moskës kërkon një përgjigje specifike nga Rusia.
“Unë besoj se u thanë fjalët e duhura, por kam qenë prej kohësh i bindur se fjalët nuk janë të mjaftueshme”, tha ai.
Më parë, Moska u përball me një nga sulmet më të mëdha nga dronë ukrainasë në dy vjet. Sipas autoriteteve ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar rreth 190 dronë që nga orët e para të ditës.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit