​LDK e caktoi kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti: Jam i bindur se do të fitojmë

30 Dhjetor 2020 | 17:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh se ndihet i vlerësuar pasi LDK-ja e vendosi, që ai të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme

“Jam tepër i kënaqur që LDK i ka bërë vlerësimin punës së qeverisë. Është arritur të bëhet një punë e jashtëzakonshme. Mbi bazën e kësaj jam mirënjohës për besimin, që e kam marrë të plotë që të jem kandidat i LDK-së për këto zgjedhje”, tha ai.

Duke folur para mediave dhe në krah të liderit të LDK-së, kryeministri Hoti tha se para qytetarëve do të dalë me një ofertë të re, të cilën e cilësoi si “ofertë fituesi”.

“Do të dal para qytetarëve me ofertën e re. Jam i bindur se jemi favorit se do të fitojmë në këto zgjedhje”, tha Hoti. 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se Kosova nën drejtimin e Avdullah Hotit ka arritur suksese si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh gjithashtu se arritje të tilla e kanë shtyrë partinë t’i besojë Hotit në zgjedhjet e reja.

Sipas z.Mustafa, rrëzimin i qeverisë nuk erdhi nga moskryerja e punës, por për shkak të rrethanave të tjera.

“Ne javën e kaluar kemi diskutuar lidhur me punën e qeverisë. Kemi vlerësuar se qeveria ka bërë punën mirë, ka arritur ta rikthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mirë në luftën kundër pandemisë. Po ashtu, kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike. Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra për shkak të mos kryerjes së punës, gjithë kjo ka ndodhur jashtë fajit të qeverisë. Kjo ka ndikuar që edhe sot ne ta konsiderojmë se z.Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim. Do të vazhdojë [Hoti] të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhje”, tha ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026