LDK-ja përgatitet për formimin e qeverisë së re në Kosovë
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit të Republikës së Kosovës për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, LDK-ja ka nisur lëvizjet për votimin e qeverisë së re.
Kryetari i Grupit Parlamentar në LDK, Arben Gashi, u shpreh për mediat se pritet që ditën e mërkurë të formohet qeveria e re.
“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. Janë njoftuar të gjithë partnerët e koalicionit për ditën e mërkurë në ora 11:00. Pra, kërkesa e dorëzuar ishte me 61 deputetë nënshkrues, presim që të kemi 64 vota”, theksoi ai.
Më tej, z. Gashi shtoi se ditën e nesërme do të mblidhet kryesia e LDK, ku pritet të formalizohen emrat e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të qeverisë së re.
“Nesër në 16:30 mblidhet kryesia e LDK, e cila do të formalizoj emrat e ministrave. Unë kërkesën për seancë e dorëzova, ndërkohë mbetet në diskrecion të kryesisë së Kuvendit kur mblidhet”, shtoi ai.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktvendimin e plotë për përplasjen mes presidentit të Republikës Hashim Thaçit dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Kryetari i VV-së dhe njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Bashkimi Europian kanë ftuar palët politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta