LDK kërkon listë të përbashkët, por jo koalicion me AKR-në
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës u mblodh gjatë ditës së shtunë për të diskutuar rreth listës së kandidatëve për deputetë me të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Pas mbledhjes, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri deklaroi para mediave se LDK është duke punuar që brenda afateve ligjore të dorëzojë listën duke shprehur besimin se do të përbëhet nga emra të besueshëm, që përfaqësojnë grupe të ndryshme.
“Ne jemi të gatshëm që edhe nesër, edhe ditëve në vijim, t’i plotësojmë kushtet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që në afate ligjore emrat e LDK-së të zbardhen. Besoj shumë që kanë me qenë emra kredibilë, përfaqësues, burra e gra që përfaqësojnë ideologjinë dhe politikën e LDK-së, duke përfaqësuar edhe rininë dhe grupet e tjera, qofshin ata që jetojnë jashtë dhe punojnë e kontribuojnë për republikën tonë”, deklaroi Haziri, raporton Kosova Press.
Sa i përket koalicioneve, Haziri tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti kanë autorizimin për të biseduar me individë dhe parti politikë që dëshirojnë të bëhen pjesë e listës së kësaj partie.
“Ende nuk ka përfunduar asgjë. Jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së ka autorizimet së bashku me të nominuarin për kryeministër për të realizuar takime, edhe me parti politike, edhe me individë apo eksponentë të tjerë që mund të jenë pjesë e LDK-së, por të përfaqësuar brenda listës së LDK-së, brenda një liste të përbashkët të LDK-së. Me vetë faktin që janë në bisedime në zhvillim e sipër nuk do të doja të komentoja më shumë, por besoj se do të jenë bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet të përfundojnë dhe duhet të jenë të qarta”, vijoi Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, u shpreh se nuk është qëllim i LDK-së që të ketë një koalicion klasik dhe se kush dëshiron bashkëpunimin me këtë parti, përfshirë edhe AKR-në, duhet të shkrihet brenda një liste të përbashkët.
“Besoj që nuk lidhet asgjë, parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë në kuptimin klasik ajo që jemi mësuar të shohim deri tani. Do të ketë koalicione me parti ose individë të përfaqësuar në një front politik të përbashkët, ose një listë të përbashkët politike, sepse zgjedhjet edhe ashtu janë të jashtëzakonshme dhe kanë natyrën e tillë të punës”, u shpreh Haziri.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës pritet të mbahen më 14 shkurt.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta