LDK propozon ministrat e rinj, ‘molla e sherrit’ me Kurtin sërish në qeveri
Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër, Avdullah Hoti, ka prezantuar emrat e vartësve të tij në Qeverinë që synon ta udhëheqë nga nesër. Për zëvendës të tij, Hoti ka propozuar deputetin Driton Selmanaj, ndërsa në mesin shtatë ministrave nga kjo parti sërish është Agim Veliu, që është propozuar të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa, Lumir Abdixhiku është i vetmi nga ministrat e LDK-së në Qeverinë Kurti, që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.
“Këta janë emrat që i ka mbështetur plotësisht kryesia e LDK-së: z. Driton Selmanaj për zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, znj. Hymete Bajrami, si ministre e Financave, z. Besian Mustafa si ministër i Bujqësisë, znj. Vlora Dumoshi si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Anton Çuni si ministër i mbrojtjes, z. Arban Abrashi si ministër i Infrastrukturës, z. Agim Veliu si ministër i Punëve të Brendshme dhe z. Armend Zemaj si ministër i Shëndetësisë. Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin presin që të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë një ekip që do të zbatoj programin qeverisës tanimë të dakorduar me të gjithë partnerët”, tha Hoti.
I pyetur për gatishmërinë e tij për të drejtuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, përkundër faktit që në zgjedhjet e vitit të kaluar mori rreth 26 mijë vota, ose 150 mijë më pak se Vjosa Osmani, e cila garoi për kryeministre nga radhët e LDK-së, Hoti tha se ai ka mandatin e partisë që ka mbi 200 mijë vota.
“Unë kam marrë mandatin nga LDK që i ka mbi 200 mijë vota, unë përfaqësoj LDK-në. Normalisht me partnerët e koalicionit do të jem kryeministër për gjithë qytetarët e Kosovës. Por te çështja e dialogut do të përfshijmë një konsensus të gjerë të përfshira gjitha forcat politike. Me mekanizma kushtetues, institucional duke njoftuar rolin e kuvendit dhe të presidentit, por duke marrë barrën e qeverisjes”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, u shpreh kundër idesë për një qeveri tranzitore, duke thënë se partia e tij po angazhohet për një Qeveri me mandat të plotë.
“Ne po punojmë që Kosova të ketë qeveri të re. Kjo qeveri e re do të punojë me pritje për mandatin e plotë. Në qoftë se subjekte politike dhe LDK-ja në vazhdim të punës së kësaj qeverie sheh një interes tjetër të vendit, ne mund të bisedojmë me partnerët e koalicionit dhe subjektet politike tjera. Pasi ne këtë qeveri nuk e konsiderojmë si qeveri të tranzicionit”, tha Mustafa.
Ndonëse tha se është i vetëdijshëm që në pranverën e vitit të ardhshëm do të përballen me sfidën e zgjedhjes së presidentit ose shkuarjes në zgjedhje, Mustafa tha se posti i presidentit nuk është diskutuar me partnerët e koalicionit. Të mërkurën nga ora 11, Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar Qeverinë e re të, me kryeministër Avdullah Hotin.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta