Le Pen nuk dorëzohet: Nuk do t’i lejojmë kundërshtarët të na shkelin me këmbë

1 Prill 2025 | 15:44

“Sistemi përdori bombën bërthamore.” Ka qenë ky reagimi i Marine Le Pen ndaj dënimit të së hënës, që e shpalli atë fajtore për përvetësim parash dhe që i ndaloi kandidimin për 5 vjet për poste zyrtare.

Gjithashtu, që prej mëngjesit të së martës, eksponentë të partisë ekstremiste Bashkimi Kombëtar kanë sulmuar ashpër magjistraturën franceze.

Megjithatë, në një konferencë shtypi nga zyra e saj, Le Pen ka siguruar se partia nuk do të lejojë që të shkelet me këmbë, por do të mbrojë francezët që të votojnë për kë të duan dhe po ashtu vendin, që sipas saj, po del nga shinat.

“Na vodhën zgjedhjet politike, nuk do të lejojmë që francezëve t’u vidhen edhe presidencialet. Do të përdorim çdo mjet që kemi në dorë për t’u mundësuar qytetarëve që të zgjedhin liderët e tyre dhe do të fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia duhet të fitojnë,” ka thënë Le Pen.

Reagimet në mbështetje të saj kanë qenë të shumta, nga presidenti rus Vladimir Putin te ai amerikan Donald Trump, i cili e ka cilësuar dënimin një “çështje madhore”, të ngjashme me proceset gjyqësore të tij në Shtetet e Bashkuara.

Edhe miliarderi Elon Musk e ka kritikuar vendimin, duke deklaruar se gjithçka ishte një abuzim i sistemit ligjor për të burgosur kundërshtarët politikë.

Ndërsa aleatët evropianë, si kryeministri hungarez Viktor Orban, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini dhe politikani ekstremist holandez Geert Wilders, e quajtën vendimin e gjykatës një rrezik për demokracinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026