Lealba Pelinku: Qytetarët të verifikojnë qendrat e votimit, mund të ketë ndryshime
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjegua se si do të votohet në zgjedhjet e 25 prillit tani që është bërë zyrtare fleta e votimit. Por përpara votimit zgjedhësit do të duhet të sigurohet që emri i tij është në listat zgjedhore.
Kjo bëhet në dy mënyra, elektronikisht përmes faqes në internet të KQZ-së ose portalit ‘e-Albania’, dhe manualisht duke verifikuar praninë e emrit në listat e afishuara në qendrat e votimit.
“Ekziston detyrimi i pushtetit vendor për të afishuar në qendra votimi listën e zgjedhësve në mënyrë që edhe ata që nuk kanë mundësinë e përdorimit të teknologjisë të kenë mundësi të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve.”, tha për “Me Pak Fjalë”, Lealba Pelinku, nënkomisionere Shtetërore për zgjedhjet.
Peliku solli në vëmendje nevojën për të verifikuar edhe qendrën e votimit pasi disa qytetarëve mund t’i ketë ndryshuar.
“Me ligjin e ri zgjedhor ka pasur ndryshime në qendrat e votimit për shumë qytetar nuk janë më të dikurshmet prandaj duhet verifikuar paraprakisht. Pushteti vendor ka për detyrë të njoftojë të gjithë ata votues që i ka ndryshuar qendra e votimit si pasojë e Kodit Zgjedhor, ku qendrat e votimit tashmë janë jo më pak se 300 zgjedhës dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës dhe kjo ka sjellë shkrirje ose ndarje të qendrave të votimit.”, tha nënkomisioneria Shtetërore.
Lexoni gjithashtu:
Elementët teknologjikë që do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë