English

Legjionarët pa minuta, Strakosha, Kumbulla dhe Hysaj nuk aktivizohen, luan vetëm Gjimshiti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë që aktivizohen në kampionatin italian nuk po kalojnë një moment aspak të mirë.

- Advertisement -

Tomas Strakosha, Marash Kumbulla dhe Elseid Hysaj kanë përfunduar në stol në javët e fundit në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se Strakosha ka pasur rezerva ndaj shokut të skuadrës Reina, i cili i ka marrë vendin e titullarit, duke krijua një situatë jo të mirë tek Lazio. Gardiani ka luajtur vetëm, në 1 ndeshje në dy muajt e fundit në kampionat.

Aspak e mirë situata dhe për Marash Kumbullën, i cili edhe pse e nisi mirë aventurën me Romën, ka përfunduar në stol që pasi u infektua nga COVID dhe tashmë e sheh veten vetëm si një alternativë.

E njëjta situatë dhe për Hysajn, i cili nuk është nga të preferuarit e Gatuzos. Shkodrani ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje në këtë sezon, duke dëshmuar se ky sezon nuk po shkon aspak mirë për të.

Situatë e çuditshme edhe për Etrit Berishiën, i cili nuk është grumbulluar me Spal që nga muaj nëntor, kur u raportua si i prekur nga COVID.

I vetmi futbollist që po arrin të gjejë hapësira është Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shtatëlart është një nga shtyllat kryesore të skuadrës dhe po e ndihmon Atalantën mjaftueshëm me paraqitjet e tij mjaft të mira. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?