Legjitimiteti i qeverisë së Kosovës, avokatja: Nëse vota e Arifit shpallet e pavlefshme, vendi shkon në zgjedhje
Në një intervistë për Euronews Albania, avokatja Besmira Hoti foli rreth seancës që do të mbahet ditën e sotme për kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e qeverisë Hoti.
Ajo tregoi se vendimi i Gjykatës pritet të merret nga zhvillimet e fundit me deputetin Etem Arifi.
Sa i përket vendimit të Gjykatës, Besmira Hoti tha se do të shihet në varësi të kërkesës së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në përgjithësi.
“Duke pasur parasysh se deputeti Etem Arifi ishte i dënuar në lidhje me veprën mashtrim me subvencione dhe gjatë kësaj kohe ishte njëherazi dhe deputet atëherë ma merr mendja kjo do të ishte diçka jashtë kontrollit të zgjedhjeve të reja.
Nga njëra anë mund të kërkohen zgjedhje të reja por në anën tjetër mund të ekzistojë dhe legjitimiteti sa i përket kësaj çështje sepse sipas gjithë informatave ekziston dhe Komisioni i Mandateve për Imunitet i cili i propozon Kuvendit të Kosovës lidhje me kalimin e mandatit të një deputeti dhe mbase për këtë arsye nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të reja,” – u shpreh Hoti.
Ajo sqaroi se saktësisht vendimin për këtë çështje e jep Gjykata.
Në momentin që merret vendimi për pavlefshmërinë e votës së Arifit, avokatja tha se Kuvendi me 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm do të votojnë për përfundimin e mandatit të Arifit dhe në këto kushte vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Vota e kontestuar e ish-deputetit Etem Arifi do të vendosë përballë Vetëvendosjen dhe Qeverinë Hoti në Gjykatën Kushtetuese, këtë të mërkurën, në seancë të hapur online.
Vendimi për këtë çështje do të merret disa ditë më vonë, por për analistët, cilido të jetë aktgjykimi, vendin e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Lexoni gjithashtu:
Legjitimiteti i qeverisë Hoti, Kushtetuesja shqyrton nesër ankesën e Vetëvendosjes
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta