Lei Kraja “ngacmon” portierin e kombëtares Selmani për flokët
Ndonëse Turqia humbi 0-3 përballë Italisë, portieri i kombëtares së Shqipërisë, Gentian Selmani thotë se një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte portieri Ugurçan Çakur, i cili aktivizohet me Trabzonspor.
Futbollisti i kombëtares duke komentuar takimin hapës të EURO 2020 në “EuroGame”, theksoi se Italia e meritoi plotësisht fitoren.
“Turqia po qëndronte shumë në mbrojtje. Italia bëri një lojë më të mirë, ishin tre gola dhe pati shumë raste. Portieri Ugurçan thotë se ishte lojtari më i mirë në fushë përveç gabimit në golin e tretë”, tha Selmani.
Gentian Selmani, i cili aktualisht luan me Boluspor në Turqi tregoi se ka përjetuar emocion shumë të madh gjatë aktivizimit në kombëtare.
Ai tregon se ishte pjesë e grumbullimeve të kombëtares kur luante në Superiore me Laçin, por aktivizimi për herë të parë erdhi vetëm tani.
Prezantuesja e “EuroGame”, Lei Kraja e ngacmoi duke e pyetur se cili është sekreti që flokët nuk i prishen gjatë ndeshjeve. Gentian Selmani u përgjigj duke thënë se përveçse përdor dy lloje xhelësh si dhe spraj.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta