Durrësi lëkundet nga tërmeti, epiqendra pranë detit Adriatik
Një tërmet me magnitude 4.1 të shkallës Rihter ka goditur këtë mëngjes vendin tonë. Lëkundjet janë ndierë rreth orës 8:19 me orën lokale.
Sipas të dhënave që bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka pasur një fuqi prej 4.1 magnitudë me epiqendër 2 km në veri të qytetit të Durrësit, pranë Ishmit dhe thellësia e goditjes ka qenë 2 km.
Nga Ministria e Mbrojtjes nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo dëme të tjera materiale. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Thumanës, por edhe në Lacc dhe Lezhë.
Ndërkohë, Qendra gjermane për Kërkimet e Gjeoshkencës raporton se bëhet fjalë për një mangiturë 5.0 dhe se goditja ka pasur një thellësi prej 10 km.
Sipas tyre, tërmeti i orës 08:19 ka pasur si epiqendër detin Adriatik, rreth 21 km në veri të Durrësit dhe 17 km në jugperëndim të Laçit.
Fuqia e tërmetit pritet të rishikohet në orët e ardhshme pasi sizmologët janë duke bërë përllogaritjet e tyre.
Nga të dhënat e para, shumë persona kanë ndjerë lëkundjet por nuk ka raportime për dëmtime në njerëz dhe materiale.
Në fund të vitit të kaluar (26 nëntor 2019) Durrësi por dhe zona përreth u goditën nga një tërmet shkatërrues duke shkaktuar 51 viktima kryesisht në qytetin bregdetar dhe Thumanë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta