Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në verilindje të Durrësit
Një tërmet i magnitudës 3.4 të shkallës Rihter u ndje mëngjesin e së enjtes në Shqipërinë e mesme dhe atë perëndimore.
Instituti i Gjeoshkencës raportoi se lëkundjet ishin me epiqendër 19 kilometra në verilindje të Durrësit dhe thellësi rreth 10 kilometër nëntokë. Më konkretisht në zonën mes fshatrave Hamallaj dhe Armath.
Tërmeti u ndje rreth orës 9:53 minuta, dhe lëkundje të lehta pati edhe në Tiranë. Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo dhe dëme.
Një tërmet i ngjashëm, por disi më i fortë, u ndje edhe në fillim të muajit qershor. Në fakt më datë 8 tërmeti i datës 8 ishte i magnitudës 4.3 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Vlen të theksohet se zona e Durrësit dhe pjesa e veriperëndimore e saj janë ndër zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe dëmtimin e dhjetëra mijëra ndërtesave.
Lexoni gjithashtu:
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra te Gjiri i Lalzit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta