Leli refuzon këshilltarët që i kërkonin llogari për pastrimin: Flasim online, jo në teatër

15 Qershor 2021 | 13:56

Dështon mbledhja e kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak për një raportim nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, sa i përket shqetësimeve të qytetarëve për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit. Ndërsa këshilltarët nuk janë lejuar të hyjnë në teatër, kreu i grupit parlamentar të PS tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anti-COVID është qesharak.

“Kryetari i bashkisë e ka humbur mbështetjen e PS dhe qytetarëve të Vlorës, kjo na ka bërë që si këshilltarë bashkiakë të marrim në dorë fatet e qytetit, duke ushtruar të drejtat që na jep ligji dhe gjithë detyrën tonë për të ushtruar presion që ato çka në Vlorë nuk po bëhen; sezoni që ka nisur duhet të jetë në nivelin e duhur, punët publike duhet të jenë në nivelin e investimeve të qeverisë”, u shpreh këshilltari bashkiak.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë Dritan Leli përmes një statusi në faqe zyrtare ka argumentuar edhe përplasjen me këshilltarët bashkiakë.

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin ‘Petro Marko’. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shprehet kryebashkiaku i Vlorës.

Sakaq, kryetari i Bashkisë, Leli ka zhvilluar online një mbledhje me drejtuesit e drejtorive përkatëse, të cilat përgjigjen për shqetësimet e pretenduara nga këshilltarët sa i përket problematikave në qytet. Ndërkohë, nga 45 këshilltarë 11 nuk kanë firmosur kërkesën për llogaridhënie ndaj kryetarit të bashkisë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026