Lëvizje me kufizim, si sigurohet autorizimi nga ora 22:00-06:00 për të shmangur gjobën

12 Nëntor 2020 | 11:39

Prej mbrëmjes së djeshme në gjithë vendin kanë hyrë zyrtarisht në fuqi masat e reja kufizuese antiCovid- 19 që do të zgjasin të paktën deri më 2 dhjetor. Kështu çdo lëvizje në këmbë ose me makinë pas orës 22:00 deri në 06:00 do të kryhet vetëm me autorizim përmes portalit e-Albania.

Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Lëvizje e tjera jashtë këtyre kategorive do të shoqërohen me autorizim në të kundërt gjasat për t’u ndëshkuar janë të mëdha.

Deri më 2 dhjetor do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-06:00, kufizim të bareve restoranteve fast food nga ora 22:00-06:00 përveç shërbimit delivery.

Për të garantuar zbatueshmërinë e aktit normative në terren do të ketë prezencë të shtuar të uniformave blu të cilët do jenë të vendosura në pikat kyçe të qyteteve të vendit me postblloqe fikse si dhe patrullimeve të shumta.

Kështu në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti për 3 muaj deri burg në 6 muaj.

Ndëshkime do të ketë edhe për bizneset që do të thyejnë këtë rregull që do të shkojnë në mbyllje të aktivitetit deri në burg.

Krahas orareve kufizuese për baret dhe restorantet do të jetë sërish është në fuqi masa që pas orës 20:00 nuk do lejohet muzika.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026