Lëvizja Vetëvendosje fiton Podujevën, Kurti: Ky është një referendum

30 Nëntor 2020 | 07:39

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet vendore në Podujevë, e njohur si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64% të votave.

“Fitim Bulliqi ka 51.64% të votave të votave të numëruara”, u tha nga KQZ.

Agim Veliu, nënkryetar i LDK dhe ish-kryetari i Komunës së Podujeves doli menjëherë në një deklaratë për mediat ku pranoi humbjen.

“Sapo i morëm të dhënat nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë në vendvotime edhe në bazë të të dhënave që ne kemi. Ne i kemi humbur këto zgjedhje dhe ky është vendimi i sovranit. Kur sovrani flet ne të tjerët duhet të heshtim”, u shpreh Veliu.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka cilësuar zgjedhjet në Podujevë si referendum.

“Kjo nuk është zgjedhje. Kjo që ka ndodhur sot është referendum. Jo vetëm sot por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume”, tha Kurti.  

Në zgjedhjet për komunën e Podujevës, morrën pjesë 35,400 votues.

Ndërsa në Mitrovicën e Veriut, Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.

Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3.68 për qind të votave. Dushan Millunoviç kandidat i pavarur, ka fituar 2.92 për qind dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 3.54 për qind të votave.

Në Mitrovicë të Veriut kanë votuar 9,124 persona

KQZ-ja ka bërë të ditur se në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora  Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026