Lëvizja Vetëvendosje: Jemi gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje
Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi dje një mbledhje me qendrat e saj, në të cilën morën pjesë kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e VV-së, në pjesën e parë të mbledhjes, kryetari Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet që priten të zhvillohen së shpejti.
Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme.
Po kështu, LVV njoftoi se strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje.
Në këtë takim po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka vota e emigrantëve.
“Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën. Pas këtyre diskutimeve mbledhja vazhdoi me çështjet organizative. Viti 2020, përkundër vështirësive që ka pasur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për organizatën tonë.
Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në veriun e Mitrovicës.
Lëvizja Vetë vendosje dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje.
Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani apel aleatëve ndërkombëtarë: Kosova ka nevojë ende për ndihmën tuaj
Përgatitja për zgjedhje, kreu i LDK-së: Javën e ardhshme do kemi emrin e kandidatit për kryeministër
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta