Ditën e diel përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.
“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë,” – thuhej në fillim të njoftimit.
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje shpalli të hapura zgjedhjet në përputhje me statusin e LVV-së dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme.
“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi,” – tregohej në njoftimin në Facebook.