Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet kurbinasi
Policia e Kurbinit ka arrestuar një person i cili lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte në Milot, duke krijuar panik te banorët.
Policia mundi të sekuestronte 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Kurbinit, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta