Lewis Hamilton siguron të 98-in pole position në karrierë

28 Nëntor 2020 | 18:45

“Oreksi vjen duke ngrënë” për Lewis Hamilton. Britaniku pavarësisht se siguroi titullin e shtatë kampion bote në garën e shkuar, nuk ka ndërmend ta heqë këmben nga pedali i gazit.

Piloti i Mercedesit siguroi nisjen nga vendi i parë në garën e Çmimit të Madh të Bahreinit.

Ky ishte “pole-position” i 98-të në karrierë.

Menjëherë pasi tij u rendit piloti tjetër i së ashtuquajturave “Shigjetave të argjendta”, Valteri Bottas ndërsa i treti Max Verstapen, i cili po mundohet me të gjitha format të qëndrojë pranë dyshes së Mercedes, edhe pse diferencat mes makinave janë të mëdha.

Paraqitje e mirë edhe për pilotin tjetër të Red Bull, Alexander Albon që u rendit i katërti.

Te Ferrari hasën sërish vështirësi ashtu si në pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Dy makinat kokëkuqe nuk mundën të kualifikoheshin as në sesionin final të provave zyrtare me Sebastian Vettel që e mbylli në vendin e 11-të dhe Carles Lecrec që u rendit një pozicion më poshtë se shoku i tij i skuadrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026