Lezhë | Operacioni “Fishat”, goditet kazino e paligjshme në qendër të qytetit
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Gjatë operacionit u evidentua përshtatja e një godine trekatëshe për ushtrimin e lojërave të fatit të paligjshme dhe përdorim të lëndëve narkotike, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Lezhë.
Nga kontrolli, Policia sekuestroi 15 makineta lojërash fati, tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, disa doza kokaine, si dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, rreth 725 mijë lekë të rinj.
Në pranga u vu B. A., 47 vjeç, i dyshuar si përgjegjësi i kazinosë, ndërsa u shpall në kërkim E. U., 24 vjeç, organizatori i aktivitetit, i cili kishte marrë me qira objektin dhe e kishte përshtatur për kazino. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 15 shtetas, të kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në ambientet e kazinosë.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të dyshuar për mosveprim në parandalimin e kësaj paligjshmërie.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta