Lezhë, shirat e rrëmbyer shembin rrugën e Kreshtës

9 Janar 2021 | 10:33

Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit kanë bërë që rruga e Kreshtës në njësinë administrative të Ungrejt të shembet.

Lezha është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin, teksa qindra hektarë tokë kanë përfunduar nën ujë.

2

Ndonëse reshjet përgjatë ditës së premte kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se sot ka një rënie të nivelit të ujërave për shkak të ndërprerjeve të reshjeve të shiut.

Po ashtu, bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, dhe mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026