Liberalizimi i vizave, analistët nga Kosova: Nuk duhet të ketë lidhje me dialogun

14 Qershor 2021 | 17:01

“Liberalizimi për Kosovën do të ndihmonte shumë procesin e dialogut”. Madje sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës do të ndikonte që qeveria e Kosovës të pranojë më lehtë kompromiset që mund te dalin nga negociatat.

Megjithatë këtë arsyetim të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, e hedhin poshtë analistët politikë në Prishtinë. Sipas tyre, çështja e vizave nuk duhet të lidhet me dialogun.

“Liberalizmi i vizave nuk duhet parë si dhuratë prej BE-së, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për këtë çështje. Z. Kurti nuk duhet të pranojë asnjë lloj favori ndaj një kompromisi, i cili do ishte i dhimbshëm për Kosovën”, tha analisti Zekirja Shabani.

“Kur jemi tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë, mendoj se është gabim që kjo marrëveshje të lidhet me liberalizimin e Kosovës”, theksoi Adrian Çollaku.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumice serbe, analistët thonë se është temë që nuk shmanget, por që Qeveria e Kosovës duhet ta këtë parasysh vetëm një gjë.

“Asociacioni padiksutim, që do jetë pjesë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, por ajo që duhet të ndodhë është që nuk duhet që të shmanget vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, shtoi z. Shabani.

Eurodeputetja Viola von Cramon ka folur edhe për opsionin e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas saj kjo ide është e rrezikshme, duke hedhur poshtë variantin e një Republika “SRPSKA” të dytë, si dhe duke shtuar se perspektiva e Kosovës dhe e Ballkanit duhet të jetë Bashkimi Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026