Libraria e fshehur në alpe, si po zbulohet përmes rrjeteve thesari i moçëm në Austri

22 Dhjetor 2022 | 14:31

Për shekuj me radhë ai ka qenë një xhevahir në mes të Alpeve, i vizituar vetëm nga të urtët dhe të mençurit.

Por në moshën e Instagram-it dhe TikTok-ut, manastiri malor në Shtiria, në zemër të Austrisë, është kthyer në vendin e preferuar të influencuesve online nga e gjithë bota.

E gjatë 70 metra, dhoma e librarisë së abacisë është e dekoruar me afreske të ngjashme me ato të Kapela Sistinës dhe mban rreth 70 mijë libra. Një pasuri reale e stilit “Barok”, ajo është përuruar në 1776-n, por dorëshkrimet e saj më të moçme datojnë në shekullin e tetë.

Thuhet se një dorë hyjnore e shpëtoi atë nga zjarri që shkatërroi një pjesë të qytetit dhe manastirit në vitin e largët 1865.

Sot abacia vuan nga suksesi. Ajo është e tejmbushur nga turistët në verë dhe nga vizitorët virtualë thuajse çdo ditë të vitit. Dy nga 23 murgjit e manastirit menaxhojnë rrjetet sociale.

“Në 2018-n filluam me 4 mijë-4 mijë e 500 të regjistruar në Facebook, ndërsa sot kemi 160 mijë të regjistruar. Ndaj, brenda 4 viteve, me një punë të palodhur dhe me shumë analiza kemi arritur të rrisim nga 10 mijë në 30 milionë në muaj numrin e vizitorëve online”, u shpreh Mario Brandmueller.

Faqja e internetit e manastirit ofron jo vetëm ture virtuale, por edhe një guidë shpirtërore. Por historia e tij tregohet në mënyra të ndryshme nga influencuesit e shumtë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

Sidoqoftë, manastiri, që pritet të mbushë së shpejti 950 vjeç, i është përshtatur kohëve moderne me shumë sukses.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026