English

Lideri i VV-së Albin Kurti: Në 14 shkurt politika e keqe del para gjyqit popullor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti reagoi një ditë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i hapi vendit rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme.

- Advertisement -

Përmes një postimi në faqen e vet në “Facebook”, Kurti shkruan se pas shtatë muajve u vërtetua ajo që dihej që nga fillimi, paligjshmëria e qeverisë aktuale.

 “Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara”, shkruan ai.

Sipas tij, zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë një referendum, ku populli do të dënojë politikën e keqe.

‘Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.  Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti.

Lexoni gjithashtu: 

Vjosa Osmani dekreton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?