Lideri suprem i Iranit bën thirrje për dënim me vdekje për liderët izraelitë
Lideri suprem i Iranit, që mbështet dy grupet që po luftojnë kundër Izraelit në Gazë dhe Liban, tha se duhet që udhëheqësve izraelitë t’iu shqiptohen dënime me vdekje, e jo t’iu lëshohen fletarrestime.
Ajatollah Ali Khamenei i bëri këto deklarata teksa po komentonte fletarrestimet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale më 21 nëntor për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes dhe një udhëheqës ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Ata lëshuan fletarrestime. Ato nuk mjaftojnë… Duhet të shqiptohen dënime me vdekje për këta udhëheqës kriminalë”, tha Khamenei, duke iu referuar udhëheqësve izraelitë.
Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se ka prova të bazuara për të besuar se Netanyahu dhe Yoav Gallant kanë përgjegjësi penale për aktet që përfshijnë vrasje, përndjekje dhe përdorimin e urisë si armë të luftës, si pjesë e “sulmit të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile në Gazë”.
Vendimi i GJNP-së shkaktoi zemërim në Izrael, shtet që e quajti këtë vendim absurd. Banorët e Gazës u shprehën se fletarrestimet mund të ndihmojnë në ndaljen e dhunës dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për krimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit