Lidhja mes moshës së prindërimit dhe rrezikut të çrregullimit bipolar tek fëmijët
Të bëhesh prind në një moshë shumë të re ose shumë të vjetër mund të rrisë rrezikun që fëmijët tuaj të kenë çrregullim bipolar, thotë një studim i ri.
Një ekip studiuesish nga Spanja, Italia, Australia dhe Holanda rishikuan studimet që përfshinin gjithsej më shumë se 13 milionë pjesëmarrës, nga të cilët mbi 217,000 kishin çrregullim bipolar – për të parë nëse kishte një lidhje midis moshës prindërore dhe rrezikut të çrregullimit bipolar në fëmijët.
“Mund të themi se mosha e re dhe më e vjetër e prindërve shoqërohet me një rrezik në rritje të çrregullimit bipolar,” tha udhëheqësja e studimit Giovanna Fico, shkruan Euronews.
Bipolariteti, karakterizohet nga ndryshime dramatike në humor dhe energji.
Çrregullimi bipolar është një nga sëmundjet serioze mendore, më të zakonshme dhe mbart një rrezik të lartë për vdekje të parakohshme.
Në vitin 2019, 40 milionë njerëz përjetuan çrregullim bipolar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Nëse një prind ka çrregullim bipolar, ka një shans 15 deri në 30 përqind që kjo t’u kalohet fëmijëve të tyre, theksojnë autorët e studimit.
LEXONI GJITHASHTU:
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale