Lidhjet me Epstein, Bill Clinton dëshmon nesër në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve

26 Shkurt 2026 | 18:45

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton do të dëshmojë të premten para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve. Dëshmia e tij do të vijë një ditë pas dëshmisë së bashkëshortes së tij, Hillary Cliton.

Bill Clinton ka thënë se ka udhëtuar me aeroplanin e Epstein në fillim të viteve 2000 në mbështetje të punës filantropike të Fondacionit Clinton. Ai ka mohuar çdo dijeni ose përfshirje në krimet e Epstein dhe Maxwell. Ai kurrë nuk është akuzuar për shkelje në lidhje me Epstein.

Në publikimin e parë të dokumenteve të Epstein nga departamenti i drejtësisë në dhjetor, disa imazhe treguan Clintonin, përfshirë një fotografi të tij duke notuar në një pishinë dhe një tjetër ku ai ishte shtrirë me duart pas kokës në atë që duket të jetë një vaskë me ujë të nxehtë.

Clinton u fotografua me Epstein disa herë gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, përpara se Epstein të arrestohej për herë të parë.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në dëshminë e saj ka theksuar nuk ka informacion në lidhje me hetimet mbi aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Ajo shtoi se nuk e ka takuar ndonjëherë Epstein dhe se nuk e ka vizituar ishullin e tij.

“Siç e kam deklaruar në deklaratën time të betuar më 13 janar, nuk kisha asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk më kujtohet ta kem takuar ndonjëherë z. Epstein. Nuk kam fluturuar kurrë me aeroplanin e tij dhe as nuk kam vizituar ishullin, shtëpitë apo zyrat e tij. Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë”, tha ajo.

Clinton akuzoi komisionin për teatër politik dhe se po bën pak përpjekje për të marrë në pyetje dhe hetuar njerëzit që shfaqen më spikatur në dosjet e Epstein.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026