Liga e Kampionëve rikthehet me superduelin Barça-Bajern
Gjithë sytë do jenë në “Camp Nou” të martën në mbrëmje pasi Barcelona dhe Bayern Munchen sfidojnë njëra-tjetrën për herë të parë pas atij rezultati historik me shifrat 8-2.
Bajerni i Mynihut e nis këtë edicion të Ligës së Kampionëve teksa këtë të martë do të përballet me ekipin e Barcelonës në Kamp Nou në ndeshjen e vlefshme për Grupin E. Pas fitores 8-2, 13 muaj më pare, ku bavarezët i shkaktuan humbjen më të thellë në historinë e kupave të Europës katalanasve, trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsman nuk e pranon etiketimin e favoritit në përballjen e së martës.
“Favoritë apo jo: Kjo është një çështje më shumë mediatike. Unë mendoj se të luajmë mirë është më e rëndësishmja dhe te vëmë në zbatim ato që kemi praktikuar në stërvitje dhe jo të flasim se kush është apo kush nuk është favorit. Mendoj se kemi përballë dy ekipe të klasit botëror dhe ajo që është e rëndësishme oshtë gjendja fizike e çdo lojtari dhe motivimi i tyre në ditën e ndeshjes”, tha trajneri Julian Nagelsmann.
Bajerni e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri dhe Lojtari i vitit i FIFA-s, Robert Levandovski është në formë mjaft të mirë teksa ka arritur të shënojë në 17 ndeshjet e fundit zyrtare për bavarezët, teksa në kampionat ka shënuar 6 gola në katër takimet e fundit.
Me Lionel Messi që u largua drejt PSG-së, kjo do të jetë hera e pare që nga nëntori i vitit 1998 që Bayerni do të përballet me Barcelonën pa sulmuesin argjentinas.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta