Ligji i medias, Ambasadori Soreca: Koha të nisë konsultimi për draftin e rishikuar
Ligji i shumë diskutuar në publik për kontrollin e mediave online është rikthyer në vëmendje nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Gjatë Forumit të gjashtë vjetor për “Zhvillimin e Medias”, mbajtur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Soreca kërkoi nga Kuvendi që të nisë konsultimet për ligjin e medias, me variantin e rishkuar.
“Është koha tani që të nisë procesi i konsultimit me komunitetin e medias mbi draftamendimet e ligjit të medias dhe të merret parasysh ekspertiza e aktorëve ndërkombëtarë në mënyrë që të sigurohemi që paketa të ketë një impakt pozitiv në lirinë e shprehjes. Koha është shumë e përshtatshme që reporterët të prezantojnë draftin, ne po presim që ta shohim atë,” – tha Soreca.
Kërkesës së diplomatit evropian, iu përgjigj deputetja socialiste Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuesja e grupit të punës për rishikimin e ligjit të medias. Kumbaro pohoi publikimin e draftit edhe pse nuk dha një datë konkrete.
“Drafti final do të shpërndahet për konsultime me grupet e interesit, me shoqatat e mediave. Do të shpërndahet së shpejti në ditët në vijim në përputhje me rregulloren e konsultimit publik të kuvendit të Shqipërisë dhe vetëm pas këtyre hapave do të futet në procedurë parlamentare,” – tha Kumbaro.
Projektligji u hartua dy vite më parë nga shumica socialiste dhe synon që të kontrollojë median online.
Asokohe, pas votimit në parlament, ligji u bllokua nga Presidenti Meta, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi opinion nga Komisioni i Venecias.
Ishte pikërisht opinioni nga ky komision që “detyroi” qeverinë që rishikonte ligjin.
Lexoni gjithashtu:
Çfarë duhet për negociatat? Gazetari i Ervin Koçi i Euronews Albania shpjegon në Ilva Now
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta