‘Ligji nuk duhet të ndalojë koalicionet paszgjedhore,’ Varhelyi intervistë për Euronews Albania
Në një intervistë për Euronews Albania me korrespondentin tonë në Bruksel, Ernest Bunguri komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi komentoi për disa nga çështjet kryesore të vendit, pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë.
I pyetur lidhur me ndikimin e votimit të njëanshëm nga parlamenti shqiptar i Kodit të ri Zgjedhor në raport, Varhelyi tha se duhet të diskutojë me aktorët politikë në Shqipëri gjatë vizitës së tij nesër në Tiranë për të kuptuar situatën dhe për të pasur një vlerësim të saktë se cili është prioriteti.
“Sipas asaj që kam kuptuar lidhet me koalicionet. Ligji nuk duhet të parandalojë formimin e koalicioneve pas zgjedhjeve, kjo do të kufizonte zgjedhjet politike të qytetarëve, por edhe të të zgjedhurve,” tha për Euronews Albania komisioneri Oliver Varhelyi.
“Duhet të shoh nesër me autoritetet shqiptare, si dhe me opozitën zhvillimet e fundit për reformën zgjedhore, duhet të sigurohemi që të gjithë marrin pjesë në zgjedhje dhe do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Kriter i qartë ky në konkluzionet e Këshillit. Ky element do të jetë thelbësor,” shtoi komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.
Sipas tij, ka një listë të gjatë të gjërave që duhen bërë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ka pasur progres shumë të mirë po i afrohemi mjaft.
Gazetari Bunguri e pyeti komisionerin gjithashtu lidhur me rikthimin e besimit të vendeve skeptike ndaj reformave të Shqipërisë për hapat e anëtarësimit.
“Metodologjia e re e ka bërë shumë të qartë si duam ta rindërtojmë besimin dhe raporti do të jetë një test i saj. Po punojmë mbi metodologjinë e re, ndaj shpresoj se me këtë raport kur themi se diçka është përmbushur, vendet anëtare do ta pranojnë që është bërë. Ndaj po punojmë shumë fort, edhe më fort se më parë me to për të pranuar faktet,” u përgjigj Varhelyi.
I pyetur për aspiratat që kishte komisioneri për Shqipërinë dhe RMV gjatë presidencës gjermane, komisioneri tha se puna ishte në vijim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta