Ligji për policinë në Kushtetuese, Avokati i Popullit kundërshton mbikëqyrjen ambientale nga uniformat blu

1 Korrik 2021 | 12:22

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet padia e Avokatit Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, ku kërkohet që policisë t’i hiqet tagri për të kryer mbikëqyrje ambientale në funksion të hetimeve pa një urdhër prokurorie.

Sipas Avokatit të Popullit, kjo kompetencë e shtuar në ligjin për policinë kalon kompetencat e uniformave blu dhe cenon të drejtën e privatësisë.

Avokati i Popullit tha se ky shqetësim është ngritur dhe nga Shoqëria Civile, Prokurori i Përgjithshëm dhe SPAK, të cilët kanë kundërshtuar miratimin e këtij ndryshimi në ligjin për policinë.

Në tetor të vitit të shkuar qeveria u tërhoq nga projektligj që i jepte kompetenca policisë së shtetit për kryer përgjime ambientale në raste të dyshuara për vepra penale apo për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Ndryshimet e reja parashikojnë se policia mund të kryejë monitorim dhe ndjekje nga agjentët, por pa përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

Ndërhyrjet në projektligj u reflektua në rishikimin e terminologjisë duke zëvendësuar fjalën “përgjim ambiental”, me “mbikëqyrje”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026