Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ish-ministri i Financave: Do të shërojë plagët që ka shkaktuar pandemia në Kosovë
Ish-ministri i Financave në Kosovë, z.Haki Shatri deklaroi për Euronews Albania se ligji për Rimëkëmbjen e Ekonomike është një ligj i vonuar.
Z. Shatri nënvizoi më tej se ky ligj u votua pas disa kompromiseve politike.
“Mund të them që është bërë një vonesë e paarsyeshme në nxjerrjen e ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ka hyrë në fuqi prej ditës së nënshkrimit nga ana e presidentes, para 3 ditësh. Ka masa të cilat lidhen me ndryshimet e disa ligjeve bazike, të cilat lidhen me fondin kosovar për garanci kreditore, fondin pensional, administratën tatimore dhe ligjin për të ardhurat personale. Me disa kompromise politike, që të sigurohet vota e mjaftueshme për aprovimin e këtij ligji, kanë hyrë edhe disa masa që kanë implikime buxhetore. Kjo lidhet kryesisht me 200 mln euro për bizneset”, u shpreh ai.
Ish-ministri i Financave sqaroi më tej se ky ligj nuk do të bëjë ndonjë kthesë në zhvillimin ekonomik, por do të shërojë ato plagë që ka shkaktuar kjo pandemi në muajt e fundit në Kosovë.
“Është pritur me padurim nga subjektet ekonomike nxjerrja e këtij ligji.
Ka ndikim, pra e lehtëson problemin ekonomik të disa kompanive, të disa sektorëve, të cilat janë goditur më shumë nga shkurti i këtij viti dhe këtej. Nuk janë masa mendoj që do të bëjnë ndonjë kthesë në zhvillimin ekonomik, por do të shërojë ato plagë që ka shkaktuar kjo pandemi në muajt e fundit në Kosovë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, Safet Gërxhaliu: Është i vonuar, politika nuk e kupton krizën
Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, Safet Gërxhaliu: Është i vonuar, politika nuk e kupton krizën
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta