Ligue 1, Mbappe arrin kuotën e 100 golave, thyen rekordin 50-vjeçar
Futbollisti francez Kylian Mbappe u bë të dielën sulmuesi më i ri në moshë që arrin kuotën e 100 golave në kampionatin kombëtar League 1.
Me dy golat e realizuar për Paris Saint-Germain-in në fitoren 4-2 ndaj Lyon-it, Mbappe shkroi emrin e tij në historinë e futbollit francez, tashmë si një golashënues i madh.
Kështu Mbappe tejkalon rekordin e Herve Revelli, i cili në vitin 1969, duke luajtur për Saint Etienne i cili ishte 23 vjeç e 153 ditësh kur e arriti këtë rekord 100 golësh.
Mbappe, ka realizuar 84 gola me PSG dhe 16 me Monacon dhe të dielën ishte 22 vjeç e 91 ditësh.
Gjatë këtij sezoni ka realizuar 30 gola në 36 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.
Talenti francez tregon sërish se ka një të ardhme të ndritur dhe jo më kot mbetet emri më i lakmuar i klubeve të mëdha si Real Madrid apo Barcelona.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta