Ligue 1, Rennes i shkakton humbjen e parë të epokës Messi PSG-së
Mund të kesh Lionel Messin në fushë, apo lojtarë të kalibrit Neymar e Mbappe, por edhe ata mund të mos mjaftojnë për të mposhtur një skuadër si Rennes.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Bruno Génésio arritën të fitojë 2-0 ndaj Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit francez Ligue 1.
Dy gola për secilën pjesë me anë të Laborde dhe Tait, i mjaftuan skuadrës së Rennes për të marrë 3 pikë të plota kundër një nga skuadrat më të kompletuara në botë.
Zhgënjyes për ekipin e Mauricio Pochettinos ishte fakti se në shifrat zyrtare PSG nuk goditi asnjëherë kuadratin pavarësisht 13 përpjekjeve konkrete. Një gol i minutës së 68-të i Mbappes, u anulua për pozicion jashtë loje.
Kjo ishte humbja e parë e PSG-së në epokën e Messit, ndërsa për trajnerin Génésio ky ishte suksesi i katërt përballë PSG-së – 3 herë e ka mundur kur drejtonte Lyonin.
PSG ndalet kështu në kampionat pas 8 fitoresh radhazi. Ata sidoqoftë mbajnë kryesimin me 24 pikë, 6 më shumë se Lens i vendit të dytë, teksa Rennes ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 12 pikëve.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta