Lihen në burg 4 prej anëtarëve të grupit që i vendosën tritolin makinës së Oltjon Klosit, Sabah Nuzi mohon akuzat

17 Mars 2026 | 15:16

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit me porosi të Aurel Hoxhës. Për 7 të arrestuarit që i vendosën tritolin Oltion Klosit në Tiranë, togat e zeza vendosën arrest në burg edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, e Eklips Leti,  e Kristjan Ahmerama, ndërsa për Glentjan Kojtari e Dorjan Hamolli arrest shtëpie. Për Geris Molla u dha detyrim paraqitje.

Sabah Nuzi, arrest në burg

Jurgen Gjonaj, arrest në burg

Renato Balla, arrest në burg

Kristjan Ahmerama, arrest në burg

Eklips Leti, arrest në burg

Glentjan Kojtari, arrest shtëpie

Dorjan Hamolli, arrest shtëpie

Geris Molla, detyrim paraqitje

Sabah Nuzi që akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët”, ka deklaruar Nuzi.

Ngjarja ndodhi më 10 mars në Tiranë, ku automjetit të Oltion Klosit iu vendos një sasi eksplozivi që shpërtheu me telekomandë. Sipas burimeve zyrtare, Nuzi kishte një konflikt për pazare droge me pronarin e mjetit dhe për shkak të moskthimit të kësaj shume është vendosur të hakmerret. Lënda plasëse u vendos nga 32 vjeçari Jurgen Gjonaj, ndërsa të tjerët e ndihmuan në realizimin e planit, duke i siguruar informacione mbi vendndodhjen e makinës, lëndën plasëse dhe automjetin e transportit për tu larguar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026