Lihet në burg ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi 

30 Tetor 2021 | 12:16

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi deri në përfundim të hetimeve. Vendimi u mor të shtunën.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin për blerje pajisjesh me vlerë rreth 1 milionë euro për kanalin RTSH Agro.

Ai kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri. Të njëjtën kërkesë paraqitën edhe 3 të arrestuarit tjerë të vënë nën akuzë.

Në seancën zhvilluar me dyer të mbyllura Gëllçi ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

Prokuroja Doloreza Musabelliu paraqiti në gjykatë faktet ku sipas hetimit, Gëllçi ka nisur procedurat e tenderimit ende pa marrë miratimin për hapjen e këtij kanali nga Autoriteti i Mediave Audiovizive i cili më herët kishte refuzuar mbylljen e kanalit RTSH Fëmijë për ta zëvendësuar me RTSH Agro.

Gëllci po ashtu akuzohet se ka favorizuar firmën fituese të tenderit duke zgjatur afatin e dorëzimit të produkteve ndërsa avokati i tij foli për një inskenim që lidhet me pengesën për rikandidimin për të qenë në krye të RTSH.

Vendimi për arrest me burg është lënë në fuqi edhe për Julian Tapian dhe  Ervin Muraj teknikët e komisionit të vlerësimit.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë Alban Malaveci, ku sipas sistemit TIMES, rezulton të jetë larguar në Itali rreth 1 vit më parë.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më 8 tetor gjatë një operacioni të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ai bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tenderë.

Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026