Lija e majmunit tremb botën, 80 raste të konfirmuara nga Afrika në Perëndim
Janë rreth 80 rastet e konfirmuara me linë e majmunit nëpër botë dhe mbi 50 raste të tjera të dyshuara.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi Franca, Gjermania, Belgjika dhe Australia raportuan rastet e para.
“Virusi i lisë së majmunit mendohet se ka një kalim të kufizuar mes njerëzve. Por gjasat që ai të përhapet nga kontakti i afërt, si për shembull aktiviteti seksual, vlerësohet të jenë të larta”, thotë Christian De Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Njerëzve të ekspozuar ndaj virusit u jepet shpesh herë një nga vaksinat e shumta kundër lisë, të cilat kanë rezultuar efikase. Ilaçet anti-virale janë gjithashtu në zhvillim. Kompania “SIGA Technologies” po prodhon një prej tyre.
“Ky është një ilaç që është prodhuar me sponsorizimin e qeverisë amerikane, për të qenë në stok për përdorim kundër lisë së zakonshme, në rast se ajo përdoret si një armë. Ilaçi i veçantë megjithatë funksionon kundër të gjitha familjeve të viruseve: lisë së zakonshme, asaj të dhenve dhe tani asaj të majmunit. Ai është aprovuar për mjekim në Shtetet e Bashkuara nën emrin TPOXX dhe së fundmi nga EMA për trajtimin e viruseve të këtij lloji, që përfshin edhe atë të majmunit. Jam optimist se do të jetë një medikament shumë efikas”, shprehet Dennis Hruby, nga SIGA Technologies.
Lija e majmunit është një sëmundje e përhapur në zonat e largëta të Afrikës Qendrore dhe asaj Perëndimore.
Bëhet fjalë për një infeksion viral që zakonisht është i butë dhe nga i cili njerëzit mund të rikuperohen brenda pak javësh.
Virusi nuk përhapet lehtësisht mes njerëzve dhe rreziku që të zgjerohet mbetet i vogël.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni